Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Amerika e mbyll e para në grup?! Statistikat “demoralizojnë” Australinë ende pa zbritur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Amerika e mbyll e para në grup?! Statistikat
Kombëtarja e Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen mbrëmjen e sotme përballë Australisë, në kuadër të raundit të dytë të grupit D. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Lumen Field”, dio të nisë prej orës 21:00.

Në këtë duel, skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochettino do të kërkojë tri pikët e radhës, pas fitores 4-1 në takimin e parë ndaj Paraguait, për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin një fazë më tej.

Sakaq, statistikat tregojnë dukshëm një favorizim të amerikanëve, të cilët s’e kanë kursyer aspak këtë kundërshtar në dy ndeshjet direkte. Dy fitore të arritura dhe një golavarazh 5 me 2.

Duket se për trajnerin Pochettino, kjo shërben si një shtysë më shumë për të marrë të tretën radhazi. Megjithatë, fakti që edhe Australia vetë e nisi me fitore duke mposhtur 2-0 Turqinë, shërben si një paralajmërim se nënvlerësimet nuk duhet kurrsesi të shfaqen në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu