
Pedri & Olmo
Duket se grumbullimi me kombëtaren nuk ka qenë shumë i suksesshmën për Dani Olmon. Ylli katalanas është detyruar të kthehet në Barcelonë si pasojë e një dëmtimi të marrë gjatë seancës së fundit stërvitore.
Dyshohet se 27-vjeçari pësoi një dëmtim në pulpë, por nuk dihet shkalla këtij lëndimi.
Ndërkohë trajneri i kombëtares spanjolle De La Fuente është shprehur në një konferencë për shtyp se Olmo kishte ardhur i lodhur nga Barcelona dhe se për këtë arsye e kishte lënë të pushonte.
“Dani nuk është stërvitur gjithë javën dhe ai mbërriti i lodhur dhe me disa shqetësime. Sot ai nuk ndihej mirë, kështu që i thamë të ndërpriste stërvitjen”, shprehet tekniku spanjoll.
Poll