Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Argjentina bën Argjentinën! Tjetër fitore në “frymën e fundit”, kampionët e Botës i japin leksione Anglisë dhe shkojnë në finalen e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Argjentina bën Argjentinën! Tjetër fitore në
Angli-Argjentinë

Argjentina ka fituar me përmbysje përballë Anglisë, në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta, përfundoi me shifrat 1-2.

Golin e parë e shënuan “3 Luanët” me anë të Anthony Gordon në minutën e 55-të. Mirëpo, kampionët e Botës gjetën forcën për të përmbysur me anë të Enzo Fernandez në minutën e 85-të dhe të Lautaro Martinez në të 92-tën.

Kështu, Argjentina shkon në finalen e madhe të Botërorit 2026. Aty, do të përballen me Spanjën më 19 korrik, “Furia e Kuqe” e cila mban titullin e kampiones së Europës.

Goli i Anthony Gordon (Angli 1-0 Argjentinë)

Goli i Enzo Fernandez (Angli 1-1 Argjentinë)

Goli i Lautaro Martinez (Angli 1-2 Argjentinë)

Poll

Lexo gjithashtu