Zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zekaj ka qenë i ftuar në emisonin “Ora e Botërorit” në Ora Neës. Ai ka “përdorur” humbjen e Francës kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, për të gjetur “qasjen” me Vllazninë e Shkodrës, rival i drejtpërdrejtë në Superiore.
“Nuk e di pse ndonjëherë bëjë këto krahasim me këtu në Shqipëri, por nuk dua ta them se nuk mund të krahasohen dy gjëra të ndryshme.
Mendoj se Franca e fitoi ndeshjen në media, me optimizëm, me grupin, e quajtën ‘makinë e rëndë, do t’i shtypim të gjithë, jemi kampionë’, ambienti në Francë, të gjitha.
Ndonjëherë më kujton Vllazninë e Shkodrës. Një vit festuan, duke thënë ‘do mbysim Egnatian, e kemi rrahur 3 herë’”, fjalët e Xhevdet Zekaj.
