Angli - Argjentinë
Argjentina ka fituar me përmbysje përballë Anglisë, në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta, përfundoi me shifrat 1-2.
Golin e parë e shënuan “3 Luanët” me anë të Anthony Gordon në minutën e 55-të. Mirëpo, kampionët e Botës gjetën forcën për të përmbysur me anë të Enzo Fernandez në minutën e 85-të dhe të Lautaro Martinez në të 92-tën.
Në të dy golat e amerikano-jugorëve, ishte protagonist Leo Messi. Pikërisht lideri argjentinas fitoi edhe çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes” nga FIFA, duke treguar dominimin në aspektin personal.
Poll
