Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Polakët me "makthe" nga arbitri Anthony Taylor, kundërshtari në "PANIK" pa zbritur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Polakët me "makthe" nga arbitri Anthony Taylor, kundërshtari
Anthony Taylor - Kryesori i sfidës Poloni-Shqipëri

Arbirtri Anthony Taylor është vendosur nga FIFA për të vënë drejtësi në përballjen e sotme mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë, e vlefshme për ndeshjet gjysmëfinale që do të përcaktojnë dhe finalistët prag kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Taylorit do t'i vihen në ndihmë dhe asistentët e tij, Gary Beswick dhe Adam Nun, ndërsa në dhomën e sistemit VAR, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury do të jenë të pranishëm për rastet e dyshimta gjatë kësaj sfide.

Emri i këtij arbitri nuk është i panjohur për të dyja skuadrat kombëtare, veçanërisht për Poloninë e cila nuk ndan eksperienca fort të mira me kryesorin e ndeshjes. Në vitin 2013, ai vendosi drejtësi për moshat U-20 të Polonisë të cilët u mposhtën nga Turqia në raudin kualifikues.

Po ashtu, anglezi ka referuar dhe në dy ndeshjet e skuadrave polake, më konkretisht në sfidat ku Legia dhe Jagiellonia u mposhtën në fazat me eleminim në Kupat e Europës.

Në krahun tjetër, eksperienca e vetme e Taylor me Shqipërinë është ajo e finales mes Egnatias dhe Partizanit në stadiumin "Air Albania", fituar nga rrogozhinasit minimalisht 1-0.

Këtë herë, arbitri anglez do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme në ditarin e tij personal dhe pritet me shumë interes se si do të jetë gjykimi i tij në Varshavë, kur topi të shkelmohet për nisjen e sfidës. 

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të nis në orën 20:45.

 

Poll

Lexo gjithashtu