Pavarësisht paraqitjes tepër zhgënjyese në Kupën e Botës, Federa Turke e Futbollit ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella. Presidenti i Federatës Turke të Futbollit Ibrahim Haciosmanoglu, hodhi poshtë zërat për një shkarkim të mundshëm të teknikut italian.
“Ne do ta mbështesim trajnerin tonë. Kjo nuk është një skuadër klubi, ku mungesa e vazhdimësisë sjell dështim. Ditët e fundit janë përmendur emra trajnerësh të ndryshëm, por ne nuk do të ndryshojmë drejtim dhe nuk do të zëvendësojmë njerëzit me të cilët kemi punuar deri tani”, deklaroi Haciosmanoglu.
Montella arriti të rikthente Turqinë në Kupën e Botës pas 24 vitesh mungesë. ArritjA ka bindur drejtuesit e federatës për të rinovuar kontratën pavarësisht rezultateve zhgënjyese në turne. Turqia do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin D përballë SHBA-së.
