Duke filluar prej orës 19:00, Argjentina do të zbresë në fushën e lojës për sfidën e dytë të grupit J përballë Austrisë. “Albicelestët” do tentojnë të vazhdojnë trendin pozitiv të rezultateve, pasi një fitore do të katapultonte pozicionin e kualifikimit në raundin tjetër.
Në anën tjetër, Franca sfidon Irakun në orën 23:00, takim ky i vlefshëm për grupin I, ku ndodhen Norvegjia së bashku me Senegalin. Triumfi në ndeshjen hapëse i ka dhënë një tjetër hov “Gjelave” të cilët nuk duan t’i diskutojnë në mënyrë absolute tri pikët.
Tek të dyja grupet, si Argjentina dhe Franca janë vetëm një hap larg kalimit në fazën me eleminim direkt e në rast se ia dalin edhe mbrëmjen e sotme, sfida e fundit e grupit do t'u shërbente thjesht si një “shëtitore”, për rregullim bilancesh.
