Argjentina ka fituar përballë Austrisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Botërorin 2026, në Grupin J. Sfida e zhvilluar në stadiumin “AT&T Stadium”, përfundoi me shifrat 2-0.
Protagonist absolu në këtë sfidë ishte Leo Messi, i cili gjeti rrugën e rrjetës me një goditje perfekte në minutën e 38-të për golin e parë. Për të dytin, ikona argjentinase mendoi në të 95-tën.
Vlen të theksohet, se kështu “pleshti” thyen rekordin e Miroslav Klose (16 gola), me Messin që shkon në kuotën e 18 të tillëve në Botëror.
Kështu, kampionët e botës në fuqi blindojnë vendin e parë me 6 pikë dhe janë zyrtarisht pjesës e fazës së ardhshme në Botërorin 2026. Në krahun tjetër me 3 pikë, Austria mbetet në vendin e dytë.
Goli i Messit (Argjentinë 1-0 Austri)
Goli i Messit (Argjentinë 2-0 Austri)
