Sonte në 23:00 me orën lokale në Shqipëri, do të luhet ndeshja e dytë në Grupin I mes Francës dhe Irakut, Kupa e Botës, në qytetin e Filadelfias.
Në prag të kësaj përballje, sulmuesi i “Gjelave”, Kylian Mbappe është “ngacmuar” nga gazetarit, teksa është pyetur se kush është sulmuesi më i mirë mes tij, Haaland dhe Messit.
Përgjigja e 27-vjeçarit po konsiderohet në formë “tradhtie” sportive kundër tifozëve të Francës dhe Real Madrid. “Lionel Messi, kjo është e qartë. Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë në botë”, deklarata e Mbappes.
Për mbështetësit e Francës, Messi do të mbetet “armik”, humbja në finalen e Kupës së Botës 2022. Përsa i takon Real Madrid, emri i Messit është i “ndalur” të përmendet, shkak Barcelona dhe ajo që i ka shkaktuar në fushën e blertë “Galaktikëve”.
