Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Harrohet lufta mes dy shteteve, futbollistët e Iranit shkruajnë një letër falenderimi

Shkruar nga NEWSPORT
Harrohet lufta mes dy shteteve, futbollistët e Iranit shkruajnë
Skuadra e Iranit

Pas barazimit të djeshëm në ndeshjen kundër Belgjikës 0-0, kombëtarja e Iranit ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv. Pas përfundimit të ndeshjes të luajtur në Los Angeles, futbollistët e Iranit lanë një mesazh mjaft emocionues në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët falenderuar qytetin amerikan për mikpritjen duke përcjellë një thirrje për paqe dhe respekt mes popujve. Irani i zhvilloi të dyja ndeshjet e para të turneut në Los Angeles me autoritet amerikane që i mundësuan futbollistëve të qëndronin për 24 orë përpara se të ktheheshin në kampin e tyre në Meksikë.

"Nga Persia e lashtë mijëra vjet më parë deri te Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur. Erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe largohemi me dinjitet. Faleminderit Los Angeles për mikpritjen tuaj. Faleminderit çdo iraniani që dha zemrën, zërin dhe shpirtin e tij për Iranin gjatë këtyre 180 minutave. Paqja, respekti dhe miqësia mbizotëroftë mes të gjitha kombeve", shkruhej në mesazhin e lënë nga futbollistët iranian.

Irani do të luajë ndeshjen e fundit në grup kundër Egjiptit për të siguruar kualifikimin dhe shpreson që ekipi belg të bëjë përsëri një hap fals.

Poll

Lexo gjithashtu