Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, ka mbetur i befasuar nga impakti që Lamine Yamal kishte në ndeshjen e parë si titullar te Spanja në një Kupë Bote. Ish-sulmuesi e ka ngritur në “pidestal” aftësitë e superyllit të Spanjës dhe Barcelonës.
“Unë e dua shumë Lamine Yamal, ai thjesht më bën të buzëqesh! Ka inteligjencë futbolli, gjë që është shumë e vështirë për t’u mësuar, gjë që e tregoi shumë mirë kundër Arabisë Saudite.
Lamine Yamal i bën shokët e tij të besojnë se mund ta fitojnë Kupën e Botës, ashtu siç bëri në Europian”, tha Rooney.
Spanja ndodhet në Grupin H të Kupës së Botës dhe grumbullojnë 4 pikë pas 2 ndeshje, vendi i parë. Sfida e fundit në këtë fazë është karshi Uruguait më datën 27 qershor.
