
Edon Zhegrova
Mbrëmjen e sotme përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushën e lojës. “Dardanët” presin në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtaren e Sllovenisë në orën 20:45.
Në prag të kësaj sfide, ylli i Kosovës Edon Zhegrova ka marrë një inkurajim nga skuadra e Juventusit. Bardhezinjtë i kanë uruar fat sulmuesit 26-vjeçar përpara këtij takimi të rëndësishëm.
“Fat të mbarë, Edon! Me ekipin kombëtar të Kosovës, lojtari bardhezi i sapoardhur do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan Juventusi në rrjetet sociale të klubit.
Poll