Turqia
Përfaqësuesja e Kosovës mori fitore të “çmendur” kundër Sllovakisë në transfertë, e fituar 4 – 3 nga Fisnik Asllani me shokë. Edhe pse u gjendën 2 herë në disavantazh, të besuarit e Franco Fodës treguan karakter dhe arritën të përmbysnin ndeshjen.
Dueli e radhës për “Dardanët” është kundër Turqisë në Prishtinë, 31 mars, ora 20:45. Media turke “birazzfutbol” e konsideron sfidën karshi Kosovës vendimtare për të siguruar “biletën” për Kupën e Botës, duke mos i nënvlerësuar aspak.
Edhe pse në “gjirin” e tyre Turqia ka yje si Arda Guler, Kenan Yildiz apo Hakan Calhanoglu, fituan me vështirësi ndaj Rumanisë, vetëm 1 – 0 në mes të Stambollit.
View this post on Instagram
Poll
