Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Luan në të njëjtin ekip me Armando Brojën, portieri sllovak i hap “luftë” Kosovës për kualifikimin në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Luan në të njëjtin ekip me Armando Brojën, portieri sllovak
Martin Dubravka

Faza “Play-Off” e cila është vendimtare për të përcaktuar fatin e Kosovës në Botërorin e 2026 e nis siparin e saj me Sllovakinë. Kjo e fundit do të përballet me “dardanët”, në një sfidë e cila do të mbahet më 26 mars në orën 20:45. Sigurisht që të dyja ekipet zbresin në fushë vetëm për një qëllim, atë të fitores.

Por për ndeshjen e cila pritet të jetë shumë e "luftuar" ka thënë përshtypjet e tij të para dhe portieri i skuadrës sllovake, Martin Dubravka. Sipas tij, Kosova është një skuadër me shumë potencial dhe këtë e kanë kuptuar dhe nga rezulatet e marra. Nga ana tjetër duke u treguar modest, 36-vjeçari pranoi se ekipi i tij do të dijë të triumfojë.

“Mendoj se Kosova ka kualitetin e saj. Rezultatet në kualifikime dëshmojnë këtë. Gjithsesi, ne kemi synime të mëdha dhe duam të avancojmë në Kampionatin Botëror. Besoj se do të jemi të suksesshëm në Play off dhe që do të jemi në gjendje të përballemi me ekipe të forta”, ka përfunduar portieri, Dubravka.

Rikujtojmë se Sllovakia do të presë Kosovën, në stadiumin e “Tehelne Pole” në kryeqytet, Bratislavë. Vlen të përmendim se portieri sllovak, luan në të njejtin ekip me sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja. Fjala është për Burnley, në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu