Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori i “çudirave” nga Maroku, kombëtarja afrikane BEFASON në ndeshjen me Brazilin (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori i “çudirave” nga Maroku, kombëtarja
Kombëtarja e Marokut

Një tjetër rekord mund të quhet i arritur, nëse marrim për bazë atë se çfarë prodhoi ndeshja mes Brazilit dhe Marokut, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Bëhet fjalë pikërisht për kombëtaren afrikane. Plot 10 lojtarë të formacionit të parë janë futbollistë që kanë lindur larg Marokut, duke bërë që kjo skuadër të paraqitej në fushë me yje që vijnë nga Spanja, Kanadaja, Belgjika, Hollanda dhe Franca.

Një “koktejl” kombësish, por që në fushën e lojës u faktua se çfarë bashkëpunimi krijonin në çdo centimetër ku qarkullonte topi.

Barazimi përballë Brazilit është një tjetër fakt që vërteton se “përralla” marokene nuk është rastësisht në Botëror dhe kjo skuadër do tentojë të shkojë larg, njëjtë siç bënë në edicionin e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu