Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Fund “dramatik, Japonia i “prish” festën Holandës në limite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fund “dramatik, Japonia i “prish” festën
Holandë - Japoni

Ashtu siç u parashikua, ashtu edhe rezultoi ndeshja Holandë – Japoni, 2 – 2. Ky takim ishte në kuadrin e Grupit F të Kupën së Botës 2026.

Pjesa e pare, më shumë shërbeu që ekipet të studionin njëra-tjetrën në qasjen taktike, ndërsa i gjithë spektakli ishte rezervuar në fraksionin e dytë. Fillimisht në minutën e 51-të, kapiteni i “Tulipanëve”, Van Dijk shënoi bukur me kokë brenda zonës.

Por epërsia e Holandës nuk zgjati shumë, pasi Nakamura barazoi, 1 – 1. Talenti i Ëest Ham United, Summerville i dha sërish avantazhin holandezëve, përmes trajektores spektakolare, minuta e 64-të. U duk se Japonia nuk do kishte më “gjunjë” për të reaguar.

Ama në fund, saktësisht në minutën e 88-të, Camarda “heshti” Holandën, 2 – 2. Të dyja ekipet ndajnë nga 1 pikë, edhe pse në vija të përgjitshme, të besuarit e Koeman ishin më lartë me lojë.

Holandë 2 – 2 Japoni (Van Dijk 51', Summerville 64'/Nakamura 57', Camarda 88')

90+7' - Arbitri Ismail Elfath sinjalizon përfundimin e takimit, nuk ka fitues mes Holandës dhe Japonisë, 2 - 2.

88' - Kur u mendua se Holanda e kishte "hipotekuar" fitoren, barazon Camarda për Japoninë.

64' - Summerville lëshon trajektore fantastike, asnjë shans për portierin e Japonisë, kryeson Holanda 2 - 1.

57' - "Zgjohet" Japonia nga hiçi dhe barazon me Nakamura.

51' - Holanda zhbllokon shifrat me kapitenin Van Dijk, pas goditjes së saktë me kokë.

46' - Nis fraksioni i dytë i ndeshjes.

45+4' - Mbyllet pjesa e parë, ende 0 - 0.

43' - Nakamura "kërcënon" seriozisht Holandën, goditja përfundon jashtë.

 

1’ - Shkelmohet top në ndeshjen Holandë-Japoni.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Gravenberch, de Jong, Reijnders, Summerville, Malen, Gakpo. 

Trajner: Ronald Koeman

Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Ëatanabe, Nakamura, Sano, Kamada, Doan, Maeda, Kubo, Ueda. 

Trajner: Hajime Moriyasu.

Kupa e Botës: Grupi F

Stadiumi: "AT&T Stadium"

Arbitër: Ismail Elfath

 

Poll

Lexo gjithashtu