Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Nuk bëmë mirë në pjesën e parë, ndikuan...”, trajneri Carlo Ancelotti ul me “këmbë në tokë” të tijët: Duhet të përmirësohemi, do vazhdojmë të luftojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk bëmë mirë në pjesën e parë,
Carlo Ancelotti

Brazili u ndal në barazimin 1-1 përballë Marokut, duke dalë vetëm me një pikë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, e vlefshme për grupin C.

Pas ndeshjes, me nota zhgënjimi është shprehur trajneri i “Seleçao”, Carlo Ancelotti, i cili vuri theksin tek aspektet që ndikuan në marrjen e golit të parë, teksa rikujtoi se në ndeshjet e para nuk mund të pritet perfeksion.

Më tej, italiani premtoi se skuadra e tij do të vazhdojë të luftojë dhe se besimi nuk duhet humbur në këtë nisje të turneut.

“Duhet të bëjmë vlerësimet se çfarë ndodhi në pjesën e parë. Ekipi nuk bëri një lojë të mirë, pati probleme të ekuilibrit. Shumë faulle, humbje topi. Na duhet t’i përmirësojmë këto aspekte.

Pjesa e dytë ishte më e mirë. S’mund ta humbasim besimin sepse në ndeshjen e parë në Kupën e Botës gjithçka mund të kishte ndodhur. S’mund të mendojmë se gjithçka do të jetë perfekte që në ndeshjen e parë. Do ta marrim këtë rezultat, i cili në fakt nuk është dhe aq i keq. Ne do të vazhdojmë të luftojmë në takimin e radhës”, tha Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu