Para ndeshjes Gjermani – Kuraçao, në vigjilje të Grupit E në Kupën e Botës, ka folur për mediat kapiteni i “Pancerave”, Joshua Kimmich, i cili ka rikthyer besimin te tifozët gjermanë se ata mund arrijnë sërish në nivele të larta dhe të konkurrojnë mes më të mirëve për triumfin:
“Duam ta bëjmë kombin përsëri krenar. Ndjej shumë energji pozitive brenda skuadrës sonë.
Nëse japim më të mirën tonë, luajmë me zemër, vendosmëri dhe pasion, mund të jemi në gjendje ta transferojmë atë energji në të gjithë vendin dhe të ofrojmë një impuls të ngjashëm me atë të krijuar nga Kupa e Botës 2006.
E përjetova atë Kupë Bote si fëmijë dhe isha në gjendje ta dëshmoja nga afër. Do të ketë edhe momente kur vuajmë në fushë”.
