Ish-lojtari i Kosovës U-21 që po përfaqëson Suedinë në Kupën e Botës 2026, Besfort Zeneli është shprehur optimist se do të arrijnë larg në Kampionatin Botëror.
Suedia do ta nisë aventurën e saj në ndeshjen me Tunizinë që do të luhet në orët e para të mëngjesit.
Për mediat suedeze, Zeneli ka deklaruar se beson që Suedia do të arrijë larg në këtë Botëror, por për ta fituar duhet edhe fati.
“Nuk e di nëse do ta fitojmë sepse është e vështirë të thuhet, por do të shohim. Besoj në atë që po bëjmë dhe besoj se mund të shkojmë larg. Besoj në grup, por në futboll ka shumë aspekte. Duhet të kesh fat, ta kesh ditën dhe gjithë tjerat. Por mendoj se kemi grup të fortë dhe besoj në punën që po bëhet”, deklaroi Zeneli.
Suedia vlerësohet si favorite ndaj Tunizisë, ndërsa është në grup edhe me Holandën dhe Japonin.
