Kombëtarja e Brazilit ka nisur zyrtarisht grumbullimin për Kupën e Botës 2026, me 26 lojtarët e përzgjedhur nga Carlo Ancelotti që janë paraqitur në qendrën stërvitore të Federatës në Teresopolis.
Pas emocioneve të listës së publikuar nga trajneri italian, fokusi tashmë kalon te puna në prag të turneut.
I pari që iu bashkua ekipit ishte Casemiro, i cili mbërriti një ditë para afatit, ndërsa gjatë të mërkurës u paraqitën edhe emra si Alisson, Bremer, Danilo Santos, Bruno Guimaraes dhe të tjerë.
Federata braziliane përdori helikopterë për transportin e lojtarëve nga Rio de Janeiro, me synimin për të shmangur trafikun dhe për të garantuar siguri më të lartë.
Vëmendjen më të madhe e mori Neymar, i cili mbërriti i vetëm me helikopterin e tij privat në qendrën stërvitore.
Sulmuesi i Santos u prit ngrohtësisht nga Carlo Ancelotti dhe shokët e skuadrës, ndërsa tifozët e pranishëm në hyrje mbetën të zhgënjyer që nuk patën mundësi ta takonin nga afër.
Direto da Granja Comary, a repórter Débora Gares informa os jogadores que já se apresentaram à seleção brasileira. Detalhe: os atletas estão chegando de helicóptero.#futebol #selecabrasileira #copadomundo #sportvnews pic.twitter.com/Dm7FUZylDN
— ge (@geglobo) May 27, 2026
