Darwin Nunez, Kombëtarja e Uruguajit
Federata uruguajane e Futbollit ka bërë publike listën me 26 lojtarët që do të marrin pjesë në Botërorin 2026. "Skicuesi" i kësaj përzgjedhje është trajneri Marcelo Bielsa.
Në këtë listë spikasin emra me peshë si Federico Valverde, Ronald Araujo, Fernando Muslera, Darwin Nunez, si dhe Jose Maria Gimenez. Bie në sy fakti që Lucas Torreira ka mbetur jashtë planeve të trajnerit.
Uruguaji bën pjesë në grupin H, ku do të luajë përballë Arabisë Saudite, Cape Verdes dhe Spanjës. Kupa e Botës pritet të nisë më 11 qershor.
Lista e Kombëtares së Uruguajit për Botërorin 2026
Poll
