
Mbrëmjen e sotme në fushën e lojës, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, nuk zbriti vetëm Kosova. Po sonte, u zhvilluan edhe 6 sfida të tjera, në të cilat u shënua një total prej 22 golash.
Sandro Tonali i dha fitoren në “frymën e fundit” Italisë përballë Izrealit. Kjo sfidë u mbyll me shifrat 4-5 në favor të “axurrëve”. Në krahun tjetër, Danimarka bëri për “ujë të ftohtë” Greqinë, duke e mposhtur në Piraeus 0-3.
Në sfidat e tjera, Kroacia nuk zhgënjehu duke mposhtur 4-0 Malin e Zi. Edhe Zvicra bëri mjaft mirë, duke marrë një fitore të bukur me shifrat 3-0 kundër përfaqësueses së Sllovenisë.
Në dy sfidat e tjera, Bjellorusia u mposht 0-2 në shtëpi nga Skocia, ndërsa Gjibraltari humbi me rezultatin minimal 0-1 përballë Ishujve Faroe.
Bjellorusi 0 – 2 Skoci
Kroaci 4 – 0 Mali i Zi
Gjibraltar 0 – 1 Ishujt Faroe
Greqi 0 – 3 Danimarkë
Izrael 4 – 5 Itali
Zvicër 3 – 0 Slloveni