Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kosova e “bindur” për duelet e “Play-Off”, Foda: Prurjet e reja kanë qenë vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova e “bindur” për duelet e “Play-Off”, Foda:
Trajneri i Kosovës, Franko Foda

Kur shumë pak kohë ka ngelur nga shorti i Botërorit të 2026, në një intervistë për 'SkySport' ka folur edhe trajneri i Kosovës, Franko Foda.

Timonieri i skuadrës u shpreh se pjesëmarrja në short i bënë shumë krenar por ju jep edhe shpresë, e cila lidhet me zyrtarizimin e “Dardanëve”, për të luajtur në Kupë.

 “Kur je pjesë e shortit, ndihesh sikur je në Kupën e Botës. Edhe pse ende nuk jemi zyrtarisht aty, besimi ekziston. Duhet të fitojmë dy ndeshje dhe ne besojmë se mund t’i fitojmë” ka përfunduar trajneri Foda.

Sigurisht që duke ditur faktin se janë 2 sfida të cilat vendosin fatin e kualifikimit, tekniku i skuadrës vlerësoi disa prej lojtarëve që janë bashkuar së fundmi me kombëtaren, duke përmendur veçanërisht Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin, të dy pjesë e Hoffenheim.

 “Prurjet e reja kanë qenë vendimtare. Asllani dhe Hajdari e kanë ngritur nivelin e ekipit. Sot kemi një ekuilibër shumë të mirë mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë”, është shprehur ai.

Rikujtojmë se  Kosova luan në gjysmëfinale të “Play-Off” ndaj Sllovakisë, ndërsa në rast kualfikimi, pret në Prishtinë fituesin e çiftit rival Turqi – Rumani.

Poll

Lexo gjithashtu