Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Koeman dha dorëheqjen pas eliminimit befasues nga Botërori, Holanda "hedh sytë" te trajnerët që kanë punuar në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Koeman dha dorëheqjen pas eliminimit befasues nga Botërori, Holanda
Holanda

Dorëheqja e Ronald Koeman, menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës në ndeshjen përballë Marokut, ka bërë që tek Kombëtarja e Holandës të fillojnë nga puna për shqyrtimin e pasuesit të tij.

Duke marrë në konsideratë profilin, drejtuesit e federatës duan dikë që ka eksperiencën e duhur dhe që e njeh shumë mirë filozofinë e lojës së “Tulipanëve”. Për këtë arsye, sipas mediave, dy kandidatët që kanë dalë në skenë për të marrë këtë detyrë janë Arne Slot dhe Erik Ten Hag.

Koeman dha dorëheqjen pas eliminimit befasues nga Botërori, Holanda
Arne Slot dhe Erik Ten Hag

I pari u largua nga Liverpool pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa Ten Hag ushtron momentalisht detyrën si drejtor teknik tek skuadra holandeze e FC Twentes.

Të dyja këto alternativa janë duke u shqyrtuar nga federata, e cila pas largimit të parakohshëm nga Botërori, duan të hapin një kapitull të ri me një trajner që ofron pritshmëri të larta dhe frymë grupi për kualifikueset e ardhshme të Europianit.

Poll

Lexo gjithashtu