Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ 13 trofe të fituar, mes të cilëve dhe dy Europianë! Ish-ylli i Arsenalit e mbyll me futbollin pas 23 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 13 trofe të fituar, mes të cilëve dhe dy Europianë!
Santi Cazorla dhe Olivier Giroud kur luanin te Arsenali

Santi Cazorla ka njoftuar tërheqjen nga futbolli pas 23 vitesh si profesionist. Këtë vendim, mesfushori e komunikoi përmes një videoje në rrjetet sociale.

Edhe pse 41 vjeç, spanjolli nuk rreshti kurrë së luajturi, duke i befasuar të gjithë me performancat në fushën e lojës, ku së fundmi ishte pjesë e Real Oviedos.

Plot 13 trofe të fituar, mes të cilëve edhe dy Europianë me Kombëtaren e Spanjës, janë një arsye më shumë për Cazorlën që t’i thotë “mirupafshim”, profesionit të tij të “jetës”.

Ish-mesfushori duhet thënë ka patur një karrierë tejet të pasur, ku vëmendjen më të madhe e mori në Premier League ku luajti për 6 vite. Po ashtu, ai veshi edhe fanellën e Villarreal, Malaga, Huelvas dhe atë të Al-Sadd.

Poll

Lexo gjithashtu