Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Kualifikim me “pasoja”! SHBA mposht Bosnjen dhe merr “hakun” e Italisë, por humbet yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kualifikim me “pasoja”! SHBA mposht Bosnjen dhe merr
SHBA - Bosnje dhe Hercegovinë

Nuk pati surpriza në duelin SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë, e fituar 2 – 0 nga orgnizatorët. Të besuarit e Mauricio Pochettino shënuan nga 1 gol për secilën pjesë. Balogun i dha epërsinë SHBA-së në minutën e 45-të.

Sulmuesi në fjalë, në minutën e 64-të, u kthye në “antagonist” për të tijtë, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Ndërhyrja brutale kundër rivalit, bëri që Balogun mos t’i shpëtonte kartonit të kuq.

Kësisojë, SHBA do të luaj pa yllin e ekipit ndaj Belgjikës në fazën e 1/16-ave. Në minutën e 82-të, Tillman mbylli “hesapet” me golin e 2 – 0. Edhe pse ballkanasit tentuan të befasonin vendasit, nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës.   

GOLAT E NDESHJES

Poll

Lexo gjithashtu