Poloni - Shqipëri
Shqipëria rezultoi e pafat në Varshavë kundër Polonisë, ndeshje e humbur 1 – 2 nga ekipi i Sylvinhos. Rastet e keqmenaxhuara për gol nga Nedim Bajrami dhe Stavro Pilo, patën ndikim të madh në shifrat përfundimtare.
Legjenda e Polonisë Antoni Szymanowski, dha një “tablo” më të qartë për sfidën e mbajtur në 26 mars, duke i “kredituar” meritat Shqipërisë:
“Me aq sa e njoh ftubollin dhe mendoj se e njoh shumë mirë unë vura re se Shqipëria ishte mjaft komode me topin në kotroll kundër nesh.
Shqipëria ishte skuadra që krijoi më shumë lojë dhe raste për gol. Ne ishim me fat në momente kur ata dështuan të kapitalizonin dy raste të pastra shënimi”.
Poll
