Në prag të Kupës së Botës linja ajrore shtetërore “Aerolineas Argentinas” ka prezantuar avionin spektakolar që do të transportojë ekipin kombëtar të argjentinës drejt SHBA-së.
Avioni mbart një dizajn unik që përfshin numrin 10 të kapitenit Lionel Messi në bishtin e saj, shiritin e kapitenit dhe 3 yjet që nderojnë titujt botëror të vendit në të dy krahët e motorrit. Drejtuesi i hangarit, Pablo Da Grava, u shpreh tejet krenar për këtë punë, me shpresën që ky avion do të sjellë Kupën e Katërt të Botës në shtëpi.
Kompania gjatë kampionatit do të kryej fluturime drejt qyteteve amerikane si Kansas City dhe Dallas për ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa pas përfundimit të kampionatit avioni do t’i bashkohet linjave ndërkombëtare për të përcjellë ngjyrat argjentinase në destinacione të ndryshme të Amerikës dhe Evropës
