Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

KAOS para Botërorit! 130 të vdekur, kombëtarja merr vendimin DRASTIK që s'e shmang dot

Shkruar nga NEWSPORT
KAOS para Botërorit! 130 të vdekur, kombëtarja merr vendimin
Pamje nga Republika Demokratike e Kongos

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore të popullsisë, pas shpërthimit të virusit Ebola në vend. Për shkak të emergjencës, përfaqësuesja kombëtare ka anuluar kampin tre ditor dhe takimin e planifikuar me tifozët.

Sipas raportimeve, virusi ka shkaktuar deri tani 130 viktima, ndërsa mbi 600 raste të tjera mbeten të dyshuara. Megjithatë, programi sportiv i kombëtares nuk do të ndryshojë, me ndeshjet miqësore ndaj Danimarkës dhe Kilit në muajin qershor që do të zhvillohen normalisht jashtë vendit.

Lojtarët dhe trajneri ndodhen jashtë Kongos, ndërsa edhe pjesa tjetër e stafit pritet të largohet. Ndërkohë, SHBA ka njoftuar pezullimin për 30 ditë të hyrjes së shtetasve të huaj që kanë vizituar vendet e prekura, në një moment historik për Kongon, e cila është rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që prej vitit 1974.

Poll

Lexo gjithashtu