Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Neymar Jr i “mallkuar”, sulmuesi tronditet pas ftesës që mori nga Ancelotti

Shkruar nga NEWSPORT
Neymar Jr i “mallkuar”, sulmuesi tronditet pas ftesës që
Neymar Jr

Carlo Ancelotti vendosi që ta bënte Neymar Jr pjesë të ekipit të Brazilit për Kupën e Botës 2026. Megjithatë, dy ditë pas ftesës, një lajm aspak i mirë vjen nga stafi mjekësor i Santos, skuadër ku aktivizohet Ney.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë fushave për ndeshjet e mbetura të Santos. 33-vjeçari vazhdon të ketë probleme me shpinën, por nuk konsiderohet si një dëmtim serioz.

Megjithatë, të gjithë janë në “këmbë” për të bërë më të mirën për yllin e futbollit Botëror. Në krahun tjetër, kombëtarja e Brazilit po pret për Neymarin, që t’u bashkohet atyre sapo të rikuperohet.

Poll

Lexo gjithashtu