Thomas Tuchel ka patur një ditë tejet të ngjeshur, teksa është marrë plotësisht me listën që do të përfaqësojë “Tre Luanët” në Botërorin 2026.
Trajneri i Kombëtares së Aglisë do të bëjë të ditur të premten emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë turne të rëndësishëm, përpara se të japë shpjegimet në konferencën për shtyp.
Në media kanë filluar të qarkullojnë lajme se kush do të jetë dhe kush do të lihet jashtë listës së trajnerit gjerman. Fillimisht ishte mbrojtësi i Manchester Unite, Harry Maguire i cili mori njoftimin e “hidhur”, ndërsa mediumi prestigjoz britanik “Mirror” shkruan se me shumë gjasa edhe Phil Foden dhe Cole Palmer nuk do të jenë përfshirë.
Ylli i Chelsea-t ka kaluar një sezon të shoqëruar nga dëmtimet dhe kjo duket një mungesë e madhe e profilit të lartë. Gjasa të mëdha për t'u përfshirë në ekip është Ivan Toney, sulmuesi luan në Arabinë Saudite dhe hera e fundit që ka luajtur për Anglinë ishte qershori i vitit të kaluar.
Po ashtu, një mungesë e rëndësishme pritet të jetë ajo e Trent Alexandër Arnold. Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit nuk ka bindur mjaftueshëm gjermanin që ta marrë me vete në këtë turne global.
