Federata Angleze e Futbollit ka publikuar pak minuta më parë listën e plotë të lojtarëve pjesëmarrës në Kupën e Botës 2026. Trajneri Thomas Tuchel ka surprizuar jo pak me përzgjedhjet e tij.
Tekniku gjerman ka lënë jashtë emra si Alexander-Arnold, Cole Palmer dhe Phil Foden. Ndërsa një tjetër futbollist i rëndësishëm që është lënë jashtë, është edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire.
Ndërsa ftesë kanë marrë lojtarë që nuk pritej, si Dan Burn, Jarell Quansah apo Djed Spence në mbrojtje. Ndërsa surprizë ishin edhe Jordan Henderson së bashku me Ivan Toney.
LISTA E PLOTË:
PORTIERË: Dean Henderson, Jordan Pickford, James Trafford.
MBROJTËS: Dan Burn, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Tino Livramento, Nico O’Reilly, Jarell Quansah, Djed Spence, John Stones.
MESFUSHORË: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Eberechi Eze, Jordan Henderson, Kobbie Mainoo, Declan Rice, Morgan Rogers.
SULMUES: Anthony Gordon, Harry Kane, Noni Madueke, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ivan Toney, Ollie Watkins.
