
Filippo Inzaghi
Palermo ka njoftuar ditën e sotme se kush do të jetë trajneri për sezonin e ardhshëm. Filippo Inzaghit i është besuar drejtimi i skuadrës italiane, të cilët i kishte kundërshtarë vitin e kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Palermo përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Ish-sulmuesi i Milanit dhe i Italisë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Palermos.
Sezonin e kaluar 51-vjeçari bëri një punë të shkëlqyer duke ngjitur Pisën në elitën e futbollit italian. Ndërsa sezonin e ardhshëm do të luftojë për të rikthyer Palermon sërish në Serie A.
View this post on Instagram
Poll