Gjigantët e Serie A Betano në Brazil, Corinthians, ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri, fjala është për Fernando Diniz. 52-vjeçari ka një “CV” të pasur, pasi ka fitur Kupën Libertadores me Fluminense, sikurse ka drejtuar kombëtaren e Brazilit.
Në kampionatin vendas, bardhezinjtë ndodhen në situatë shumë të vështirë, vendi i 16-të në renditje me vetëm 10 pikë pas 10 javësh, shumë pranë “zonës së ftohtë”.
Ecuria e keqe prej 8 ndeshjesh pa fitore radhazi, bëri që drejtuesit e Corinthians të marrin vendimin drastik, shkarkimin e Dorival Junior. Interesante është se në mediat braziliane, specifikisht "Bolavip", u përfol si opsion trajneri i Shqipërisë Sylvinho.
Por që prezantimi i trajnerit të ri te bardhezinjtë, i jep fund spekulimeve. Sylvinho ka kontratë me Kombëtaren deri në korrikun e këtij viti, ndërsa nuk ka një informacion konkret, nëse do vijojë me Shqipërinë, apo do nis aventurë të re profesionale.
Coletiva de imprensa - Fernando Diniz
— Corinthians (@Corinthians) April 7, 2026
Nesta terça-feira (07), a partir das 14h30, no CT Dr. Joaquim Grava, o técnico Fernando Diniz será apresentado oficialmente e concederá entrevista coletiva à imprensa.
Acompanhe AO VIVO na Corinthians TV ???????? https://t.co/7rA1RkQV8G… pic.twitter.com/hJX6F3kS8q
