Cristiano Ronaldo & Jhon Duran - Mirlind Daku
Jhon Duran është futbollisti më i ri i Zenit. Sulmuesi 22-vjeçar është larguar nga Al Nassr, për të nisur një aventurë të re në Premier League ruse, ku do të ketë rival Mirlind Dakun.
Tek skuadra e re, Duran do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ndërkohë që për këtë formulë transferimi, klubi rus ka shpenzuar 2.75 milionë euro.
Kujtojmë se ky është ekipi i katërt për kolumbianin brenda 1 viti kalendarik. Janarin e shkuar ishte pjesë e Aston Villa, teksa më pas ka luajtur për Al Nassr dhe Fenerbahce.
Me klubin e Al Nassr, sulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Arabët e blenë 22-vjeçarin nga Aston Villa për plot 77 milionë euro, por ai dështoi.
View this post on Instagram
Poll
