
Aventura arabe e Roberto Mancinit zgjati pak më shumë se një vit e dy muaj. Italiani ka prishur me konsensus marrëveshjen me federatën e Arabisë Saudite.
Trajneri nuk është më trajner siç konfirmohet edhe nga njoftimi i federatës saudite.
Mancini ishte trajner i Arabisë Saudite për 18 ndeshje, gjatë të cilave skuadra nuk arriti rezultatet që federata shpresonte dhe javët e fundit ishte krijuar një klimë e tensionuar edhe me tifozët.
Kohët e fundit edhe ish-trajneri është dukur nervoz dhe është kritikuar për disa episode: fillimisht i është përgjigjur me inat një gazetari. Megjithatë, pas barazimit me Bahreinin, ai iu përgjigj njëlloj një tifozi që kishte diçka për të thënë, me një reagim të tepruar nga fusha.
Pasi ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës me Mancinin, Arabia Saudite ka kthyer faqen dhe tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi.
Ëndrra e federatës është ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane. Një rrugë e vështirë për t'u ndjekur, teksa ndër profilet më të arritshme janë ato të argjentinasit Ramon Diaz , ish-sulmues i Interit dhe tani trajner i Corinthians.
View this post on Instagram