
Jose Mourinho
Jose Mourinho u shkarkua nga detyra si trajner i Fenerbahces, por tashmë është rikthyer në vendlindje. “Special One” është emëruar ditën e sotme si trajneri më i ri i Benficës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjiganti portugez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Ky është një rikthim i Jose Mourinhos në krye të Benficës pas plot 25 vitesh.
Tekniku 62-vjeçar ka firmosur ditën e sotme një kontratë 2-vjeçare. Por ekziston gjithashtu një klauzolë nëse Mourinho nuk bind, do të largohej nga Benfica pas vetëm një viti.
Poll