
John Heitinga
Menjëherë pasi Liverpooli u shpall kampion i Anglisë, një prej pjestarëve të stafit teknik ka njoftuar largimin nga klubi. Bëhet fjalë për John Heitinga që nuk do të jetë më pjesë e “The Reds”.
Ky i fundit që ishte ndihmësi i trajnerit Arne Slot, tashmë ka marrë në dorë “frenat” e Ajaxit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi historik i Holandës, përmes një mesazhi në faqen zyrtare.
Pas dorëheqjes së Francesco Fariolit, tashmë 43-vjeçari holandez do të jetë trajneri i klubit të Amsterdamit. Heitinga ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Ajaxin, deri në fund të qershorit të 2027.
View this post on Instagram
Poll