Ilustrim, tifozë futbolli
Një lajm i papritur ka ardh nga Riyadh, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Klubi i Al Hilal ka shkarkuar menjëherë trajnerin Jorge Jesus në prag të Botërorit të Klubeve.
Kështu, 70-vjeçari është larguar nga “gjiganti” arab edhe pse kishte fituar titullin kampion dhe Kupën e Arabisë. Megjithatë, Jesus nuk pritet që të qëndrojë shumë i “papunë”.
Kjo për faktin se tekniku portugez është një nga opsionet konkrete për stolin e kombëtares së Brazilit. Pas dështimit të marrëveshjes me Carlo Ancelottin, përfaqësuesja braziliane tashmë ka prioritet Jorge Jesus.
View this post on Instagram
Poll