
Topi i Arte/ © Credits 90min.com
Ende nuk ka përfunduar sezoni, por tashmë është bërë e ditur se kur do të jetë ceremonia e Topit të Artë. Në vitet që kemi lënë pas, kjo ceremoni është zhvilluar në dhjetor ose në janar, por këtë vit do të jetë më herët.
Siç shkruan UEFA në njoftimin për shtyp, ceremonia e 69-të e Topit të Artë do të zhvillohet më 22 shtator në Paris. Përsa i përket lojtarëve të nominuar që do konkurrojnë për këtë çmim të lavdishëm, ata do të shpallen më 6 gusht.
Në të njëjtën ditë kur shpallet fituesi i Topit të Artë, do të jepen dhe çmimet si Kopa që e fiton lojtari i ri më i mirë. Yashin për portierin më të mirë, Gerd Muller për golashënuesin më të mirë, Johan Cruyff për trajnerin më të mirë.