Peter Olaynka
I konsideruar si një prej talenteve më të mëdha që ka “shkelur” në futbollin shqiptar, konkretisht te Skënderbeu, Peter Olaynka është bërë me klub të ri.
Pasi mbylli aventurën me Crvena Zveda në Serbi dhe mbeti për disa muaj pa ekip, sulmuesi nigerian ka vendosur t’i bashkohet Apoel Nicosias në Qipro.
Për Olayinkan, futbolli qipriot nuk është “risi”, pasi aty filloi të bëjë “zhurmë”, specifikisht te Yenicami AK. Vlen të përmendet se në janarin e vitit 2026-të, klubi i Skënderbeut e shiti Olaynkan te Gent për 1.10 milionë euro, rekord për atë periudhë në futbollin shqiptar.
View this post on Instagram
Poll
