
Fatih Terim
Fatih Terim është trajneri i ri i Al Shabab. 71-vjeçari mbylli aventurën e tij me Panathinaikos në gadishullin e Ballkanit (Greqi), për të nisur një aventurë të re tek klubi i sheikëve arabë.
Terim shihet nga drejtuesit e Al Shabab si i duhuri për të ngritur lart ekipin e tyre. Të ndodhur në vendin e 6-të me 23 pikë, krerët e klubit arab besojnë te aftëstië e trajnerit turk.
Kujtojmë që 71-vjeçari nga Adana ka një karrierë të gjatë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Ankaragucu, Goztepe, Galatasaray, Fiorentina, Milan, por edhe përfaqësuesen e Turqisë në 4 periudha të ndryshme.
View this post on Instagram
Poll