
Jetmir Topalli është transferuar te Bandirmaspor. Ekip që luan në ligën e parë në Turqi.
27-vjeçari mbylli aventurën e tij me Pendikspor dhe menjëherë ka gjetur ekipin e ri. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Bandirmaspor.
Zyrtarizimi është bërë nga klubi turk nëpërmjet një postimmi në rrjetet sociale. “Mirë se vjen Jetmir Topalli. Kemi nënshkruar një kontratë 3-vjeçare”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Topalli në të kaluarën ka luajtur me klubet kosovare si 2 Korriku, Vushtrria, Ballkani dhe KF Feronikeli, ndërsa në Turqi ka bërë karriere te Malatyaspor, Istanbulspor, Manisa FK dhe Pendikspor.
HOŞ GELDİN JETMİR TOPALLİ!
— Teksüt Bandırmaspor (@Bandirmaspor) July 5, 2025
✍???? Profesyonel futbolcu Jetmir Topalli ile 3 yıllık anlaşma imzalanmışır.
???? 7 Şubat 1998
???? Sağ Kanat
???? Kosova ????????
???? KF 2 Korriku, FC Vushtrria, FC Balkani, KF Feronikeli, Y.Malatyaspor, İstanbulspor, Manisa FK, Pendikspor pic.twitter.com/ogQH3mvGe4