
Emerson Royal
Pasi Massimiliano Allegri e informoi se nuk e ka në planet e ekipit, Emerson Royal është larguar nga Milani. Mbrojtësi anësor është transferuar në kampionatin brazilian pak orë më parë.
Mbrojtësi 26-vjeçar është transferuar tek Flamengo. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra braziliane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Emerson ka firmosur një kontratë me klubin brazilian deri në fund të vitit 2028.
Nga largimi i Emerson, Milani ka përfituar 9 milionë euro. Kjo do të jetë aventura e tretë e 26-vjeçarit si profesionist në kampionatin brazilian, pasi në fillimet e tij ka luajtur për Ponte Preta dhe Atlético Mineiro.
View this post on Instagram
Poll