
Pas lamtumirës së saj me Milanin, me të cilët luajti në dy sezonin e fundit, Kosovare Asllani ka nisur një aventurë të re në Angli. Futbollistja me origjinë shqiptare do të veshë fanellën e London City Lionesses.
Për futbollisten e përfaqësueses suedeze kjo do të jetë eksperienca e dytë në Angli, pas asaj me fanellën e Manchester City-t në sezonin 2016-2017.
Teksa kujtojmë se Asllani ka qenë pjesë edhe e Chicago Red Stars, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Kristianstadsa dhe Linkopings.
“Jam shumë e emocionuar dhe mezi pres të takoj shoqet e ekipit. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi”, ishin fjalët e para të Asllanit.
Teksa me ekipin e ri, London City Lionesses, futbollistja e lindur në vitin 1989 ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.