
Leroy Sane
Leroy Sane tashmë edhe zyrtarisht është një futbollist i Gallatasarayt. Sulmuesi është prezantuar nga klubi turk, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Sane kështu nis një aventurë të re, duke surprizuar jo pak me zgjedhjen e tij. Kjo pasi refuzoi ofertën që i bëri Bayern Munich për rinovimin e kontratës, ku përfshinte edhe një rrogë prej 12.5 milionë euro në sezon.
Por kalimi në Turqi i heq edhe mundësinë për të luajtur në Botërorin për Klube, pasi siç dihet Galatasaray nuk është pjesëmarrës. Ndërkohë te ekipi turk do të marrë 15 milionë euro në sezon, si dhe një bonus shtesë të tarifës së nënshkrimit.
View this post on Instagram
Poll