Elvis Kabashi është futbollisti më i ri i Pontedera. Mesfushori 31-vjeçar i cili ishte pa ekip që prej largimit nga Reggiana në korrik të vitit 2025, ka nisur një aventurë të re në Serie C italiane.
Me klubin e ri, Kabashi ka firmosur kontratë 5-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Vlen të theksohet se ai më parë ka qenë pjesë e Empolit, Juventusit, Viterbese, Livorno, Dinamo Bukuresht, Renate dhe Como.
Ndërkohë që për të është një rikthim te Pontedera, pra një “prapa-ktheu”, pasi ka luajtur me ta nga vitit 2015 në atë 2017. Kabashi gjithashtu ka 2 ndeshje me Shqipërinë U19, por më pas u largua nga kuqezinjtë.
Largimi ndodhi për shkak se mesfushori tha se “ndihej italian”, por nga Italia nuk u përfill asnjëherë.
View this post on Instagram
