
Massimo Donati
Pasi qëndruan në Serie B për sezonin e ardhshëm, Sampdoria ka emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Massimo Donatin i cili do të udhëheqë klubi historik të Italisë në kampionat.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sampdoria nëpërmjet një komunikimi zyrtar në faqen e tyre. Është vetë presidenti Matteo Manfredi i cili ka marrë këtë vendim të rëndësishëm për skuadrën.
Eksperiencat e mëparshme të Donatit në stol kanë qenë me Sambenedettese, Legnago dhe Kallithea. Objektivi i 44-vjeçarit tashmë është të ngrejë sërish ekipin e Sampdorias.
#Fredberg CEO Area Football, #Donati nuovo allenatore. #ForzaDoria ????⚪????⚫⚪????
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) July 13, 2025
Poll