
Immobile, Muçi
Besiktas përforcoi sulmin me huazimin e Tammy Abraham nga Roma. Por ardhja e sulmuesit anglez në Superligën turke, ka ndikuar në një prej lojtarëve të skuadrës bardhezi.
Ciro Immobile është larguar përfundimisht nga Besiktasi pas vetëm një sezoni në ekip me Muçin dhe Rashicën. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk në një komunikatë zyrtare.
“Ne dëshirojmë të falenderojmë Ciro Immobilen për shërbimet e tij ndaj klubit tonë dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkruan Besiktasi në faqen zyrtare.
Në 30 ndeshje të zhvilluara me klubin bardhezi në Superligën turke, Immobile arriti të shënojë 15 gola.
View this post on Instagram
Poll